Gjobiten vozitësit për tejkalim të shpejtësisë në aksin rrugor Gjilan–Dardanë
Policia në Gjilan ka arritur të identifikojë dy vozitës, të cilët me automjetet e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion – tejkalim të shpejtësisë në rrugën magjistrale Gjilan-Dardanë, përballë kazermës së FSK-së, ku shpejtësia është e kufizuar në 50 km/h.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan pasi ka ndaluar vozitësit që kanë shkaktuar kundërvajtje, ka bërë konfiskimin e patentë-shoferëve si masë mbrojtëse për gjashtë muaj, ka shqiptuar gjobë në lartësi 300 euro si dhe tri pikë negative.
Me këtë rast, policia apelon te qytetarët që t`u përmbahen rregullave dhe Ligjit mbi komunikacionin rrugor, në mënyrë që të shmangen aksidentet. (foto arkiv)


 
 
						 
						