Gjobitet me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për një vit
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 13:30, në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar një shofer të moshës 24-vjeçare i cili në zonën e kufizimit 50 km/h, ka vozitur me shpejtësi 107 km/h.
Shoferi është dënuar me 500 euro dhe një vit heqje patent shoferi.
Njoftimi i plotë:
Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 në rrugën lokole ”Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin D.B (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 107 km/h.
Ndaj tij, policia shqiptoi gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

