Gjobitet shoferi në Kamenicë, ishte nën ndikim të alkoolit

Zyrtarët policorë gjatë kontrollit në Kamenicë kanë dyshuar se një shofer mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Të dyshuarit i është bërë matja dhe ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.86 promilë.

Ndaj tij është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj.

Njoftimi i plotë:

Zyrtar policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.86 promilë.

Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.