Gjobitet vozitësi në Gjilan për tejkalim shpejtësie

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në pikën e kontrollit të automjeteve në rrugën për Kamenicë, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesë (105) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.