Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë
Një qytetar në Miresh të Gjilanit është gjobitur për tejkalim në vijë të plotë, njofton policia.
Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën nacionale Gjilan-Bujanoc, në fshatin Miresh të Gjilanit.
Kjo informatë, me foto është pranuar falë bashkëpunimit me media.
Policia e ftoi drejtuesin e mjetit në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Policia inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 038 50807590.

