Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në fshatin Bresalc
Policia në Gjilan ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, në fshatin Bresalc, komuna Gjilan.
Kjo informatë me foto është pranuar falë bashkëpunimit me qytetarë.
Policia e ftoi drejtuesin e mjetit në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit 05L/088 të komunikacionit rrugor, thuhet në njoftimin e policisë.

