Gjobitet vozitësja në Gjilan, nuk respektoi shpejtësinë në vendbanim
Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan në pikë kontrolli të automjeteve me radar, ka hasur në një kundërvajtës e cila ishte duke vozitur automjetin me shpejtësinë 91 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.
Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë 200 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

