Gjuajtje me armë e hedhje të granatës – Policia tregon çka ndodhi në koncertin e Mozzikut në Gjilan
Mbrëmë në oborrin e një diskoteke në Gjilan pati të shtëna me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Gjilan, Ismet Hashani. Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:50.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2023 rreth orës 1:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri”, thotë Hashani, transmeton insajderi.


