Gjukanoviç e zbulon kurthin serb: “Ballkani i Hapur” e zhduk Kosovën, Malin e Zi….

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili ka kundërshtuar marrëveshjen e Dritan Abazoviçit me Kishën Serbe, ka një parashikim të frikshëm për mënyrën se si do të përfundojë disa shteteve të rajonit për Ballkanin e Hapur.

Në një intervistë për “Vojvodina Autonomija”, Gjukanoviç ka paralajmërua se shtete si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, do të “zhdukeshin” nëse Ballkani i Hapur” merr jetë.

Sipas tij qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

Ai tha se kryeministri Dritan Abazoviç “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.