Gjukanoviq hap kufijtë për fqinjët, por jo edhe për Serbinë

Gjukanoviq ka vendosur të hap kufijtë për fqinjët, por jo edhe Serbinë. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, siç shkruan “Kurir” se Podgorica me qëllim nuk e ka vendos Serbinë në listën e vendeve, qytetarët e së cilës munden të hyjnë lirshëm në Malin e Zi.

Me këtë, sipas Daçiq, pushteti malazez ka thënë “nuk na duhen turistët nga Serbia!”

Shkaqet, sipas tij, janë kryekëput politike dhe kanë të bëjnë me problemin që kanë me Kishën Ortodokse Serbe dhe me popullin serb.