Gjykata bllokon Pecin, vendos në favor të “Patronit”
Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të N.T.SH “Patroni” për shtyrjen e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dikaster që udhëhiqet nga Faton Peci, e cila ditë më parë ka mbyllur këtë pompë të derivateve.
Sipas aktvendimit të nxjerrë që ka siguruar Paparaci, gjykata ka vlerësuar se ekzekutimi i vendimit do t’i sillte dëm kompanisë në fjalë dhe se vështirë do të riparohej.

Ministria e Bujqësisë kishte nxjerrë vendim përmes së cilit obligohet lirimi i dy pronave të shtetit përball objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë, e njëra nga to ishte “Patroni”.
Morina në një prononcim për Paparacin, kishte thënë se vendimi i ministrit Faton Peci është diskriminues sepse sipas tij, “kanë qenë tri biznese aty dhe dy po largohemi prej pronave por një po mbetet”./Paparaci





