Gjykata e detyron qytetarin t’i kërkojë falje noterit
Një qytetar është detyruar me vendim gjykate që t’i kërkojë falje noterit. Rasti ka ndodhur në Ulqin.
Qytetari i Ulqinit, Qemal Beg – Bushati pranoi që, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Ulqin, t’i kërkojë falje publike noterit Gzim Kalabrezi.
‘Kërkojë falje për të gjitha që shkrova më herët kundër noterit Gzim Kalabrezi’, tha ai.
Pas kërkim faljes publike, seanca gjyqësore për këtë lëndë në Gjykatën Themelore në Ulqin pritet të mbyllet.

