Gjykata e Prishtinës e dënon me 25 vjet burgim një të akuzuar për vrasje të rëndë dhe dhunim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O. për veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.1 të KPRK-së dhe Dhunim nga neni 227 par.9 dhe 7 lidhur me par.1 të KPRK-së.
I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite për këto dy vepra penale, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 16.07.2019.
I akuzuari S.O me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin K.V të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Mediafokus.info

