Gjykata Kushtetuese shfuqizon 12 ligje të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka shpallë antikushtetuese dhe ka shfuqizuar një sërë ligjesh të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë për këto lidhje ishte bërë nga 12 deputetë të PDK-së.

Me pesë vota për dhe dy kundër, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i shfuqizojë 12 ligje që përfshinin shërbimet e pagesave, banimin social, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, provimin e maturës shtetërore, Prokurorinë Speciale dhe lojërat mesdhetare.

Ndërkaq, Kushtetuesja i la në fuqi disa nga ligjet e miratuara të Kuvendit që ishin pjesë e ankesës.

Vendimi i Kushtetueses:

TË SHFUQIZOJË, me pesë (5) vota për dhe dy (2) kundër:

Ligji për Shërbimet e Pagesave

Ligji kundër dukurive negative në sport

Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

Ligji për provimin e maturës shtetërore

Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm

Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim

Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale

Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore

Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore

Ligji për Lojërat Mesdhetare.