Gjykata në Kroaci ia vazhdon paraburgimin shoferit të autobusit

Shoferit kosovar të autobusit, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 11 mërgimtarë që po vinin në Kosovë, i është vazhduar paraburgimi edhe për 2 muaj të tjerë.

Avokati i shoferit, Igor Cishper, tha për mediat atje se paraburgimi i klientit të tij u zgjat nën pretekstin e mundësisë së arratisjes.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes”, tha ai.

Sipas avokatit, klienti i tij nuk është mirë me shëndet.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë”, tha avokati.

Më tutje avokati shtoi se janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.