Gjykata Themelore në Gjilan e ka përmbyllur vitin 2024 me rreth 11 mijë lëndë të zgjidhura

Gjykata Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2024, ka treguar një efikasitet të lartë në përfundimin e lëndëve në nivel të gjykatave të Republikës së Kosovës edhe përkundër faktit se ka punuar me numër më të vogël të gjyqtarëve në raport me vitet paraprake.

Në bazë të të dhënave statistikore, Gjykata Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2024 ka pranuar 10.327 lëndë, ndërsa ka përfunduar 10.945 lëndë, që do të thotë efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është 106 %.

Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë ka pranuar 2.035 lëndë, ndërsa ka arritur të përfundojë 2.759 lëndë, efikastieti i zgjidhjes së lëndëve del të jetë 136 %.

Dega e Gjykatës Themelore në Viti ka pranuar 3.430 lëndë, kurse ka arritur të përfundojë 4.670 lëndë, efikasiteti është 136 %.

Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë 624 lëndë, ndërsa ka përfunduar 580 lëndë, apo 93 % efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve.

Në bazë të këtyre të dhënave Gjykata Themelore në Gjilan së bashku me Degët Kamenicë, Viti dhe Novobërdë ka treguar rezultate të mira në të gjitha departamentet dhe divizionet përkatëse, duke arritur shkallën e efikasitetit prej 118 %.

Gjithashtu, vlen të cekët që gjykata u ka dhënë prioritet lëndëve të vjetra, lëndëve të kthyera në rigjykim, lëndëve me prioritet ligjor si në lëmin civil, ashtu edhe atë penal, me qëllimin e vetëm që palët mos të presin me vite për të marrë një vendim nga institucioni i drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe ngritjes së besimit.

Kjo ka bërë që qytetarët, avokatët dhe shoqëria civile të vlerësojnë pozitivisht këtë përformancë të gjykatës gatë vitit 2024.

Gjykatën Themelore në Gjilan, viti 2024 e ka karakterizuar me një përgjegjësi dhe llogaridhënie më të madhe si nga gjyqtarët, ashtu edhe nga stafi administrativ, pasi që gjatë vitit janë iniciuar disa procedura disiplinore.

Gjykata edhe gjatë vitit 2025 mbetet e përkushtuar që punojë në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.