Gjykata zvicerane e dënon me 17 vjet burgim bashkëshortin e Shqiponja Isufit

Gjykata e Qarkut e Badenit e dënoi 49-vjeçarin me prejardhje nga Maqedonia, me 17 vjet burgim për vrasje të rëndë të bashkëshortes së tij, Shqiponja Isufi, me prejardhje nga Gjilani.

Avokati i tij kishte kërkuar dënim me 8 vjet burgim, për vrasje nga pakujdesia ose vrasje në afekt, raporton albinfo.ch

Prokuroria publike kishte kërkuar 18 vjet.

Afrim. T. e pranoi vendimin pa reaguar.

Në deklaratën e tij përmbyllëse të enjten, 49-vjeçari kishte thënë me një të folur me ndërprerje dhe duke qarë se “i mungon gruaja dhe fëmijët e tij çdo ditë”. Dhimbja është e padurueshme. “Zemra ime, më vjen shumë keq për atë që të kam bërë”.

Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.