Hoxhë Lipovica, me përkushtim të lartë luftoi për lirinë e kombit
Në radhën e personaliteteve të shquara të përpjekjeve për çlirim e bashkim kombëtar të kësaj hapësire, ishte edhe Mulla Jusufi nga fshati Lipovicë i Gjilanit, i cili njihej si Hoxhë Lipovica.
Historiani Aliriza Selmani thotë se personalitetet e tilla, të cilët me përkushtim të lartë luftuan për lirinë dhe fatin e kombit, pa u ligështuar asnjëherë për fatin personal dhe të familjes, kanë merita të veçanta.
Selmani ka botuar së fundi edhe një monografi për Hoxhë Lipovicën, të cilin e cilëson si një nga atdhetarët më të devotshëm të çështjes kombëtare.
“Jeta e Hoxhë Lipovicës paraqet modelin më të lartë të përpjekjeve në luftën për atdhe të lirë e të bashkuar”, ka thënë Selmani.