Gjyqtarja Arjeta Sadiku zgjedhet anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Gjyqtarja Arjeta Sadiku është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Prishtinë, ku të drejtë vote kishin 318 (treqind e tetëmbëdhjetë) gjyqtarë nga të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Arjeta Sadiku është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore në nivel vendi.
Gjyqtarja Arjeta Sadiku do të ketë mandat 5 (pesë) vjeçar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, gjithashtu do të vazhdon detyrën e gjyqtares në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e mban që nga muaji maj i vitit 2015.
Me datë 8 qershor, gjyqtarja Arjeta Sadiku ishte nominuar për anëtare të KGJK-së nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Degët në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas.

