Gjyshi e përdhunoi mbesën e mitur për 9 vite rresht

Rasti u bë i njohur për policinë një javë më parë, kur 14-vjeçarja nuk duroi dot ferrin në të cilin po jetonte, duke tentuar t’i jepte fund jetës.

Për fat të mirë adoleshentja shpëtoi.

Protothema.gr shkruan se e mitura kishte prerë damarët. Kanë qenë familjarët ata që e kanë çuar direkt në spital të miturën.

Atje e mitura ka rrëfyer përdhunimin prej nëntë vitesh nga gjyshi i saj me origjinë indiane.

Siç e përshkroi ajo, gjyshi nga ana e mamit 68 vjeç e detyronte të shikonte filma porno që kur ishte 4 vjeç, ndërsa një vit më vonë filloi ta abuzonte seksualisht me të.

Për herë të pare e përdhunoi në tualetin në shtëpinë e tij!

Përdhunimi sistematik i të miturës u ndërpre në vitin 2020, kur e mitura 12 vjeçe asokohe, kërkoi ndihmën e vëllait të saj që ndodhej në shtëpi.

Ai e shpëtoi nga një përdhunim tjetër.

Por mesa duket vëllai i saj nuk ka nxjerrë zë që atëherë, duke e mbajtur përdhunimin e motrës të fshehtë.

Prokurori Publik i Rethymnos dhe hetuesi i Rethymnos lëshuan një javë më parë një urdhër arresti ndaj 68-vjeçarit indian për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe keqtrajtim të të miturës në mënyrë të paligjshme.

Mbrëmjen e së hënës ai u arrestua në zonën e Unitetit Rajonal në Rethymno. /abcnews.al/