Gjyshi kujton nipin: Zemra ime ka mbetur e thyer që nga dita kur ike

Sabri Bunjaku nga Gjilani ka rikujtuar nipin e tij Rinorin, në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta ende pa i mbushur 17 vjet.

Postimi i plotë:

RINOR, o zemra Babushit, sot u bën plot 4 vite që nga dita që të humbëm Ty, akoma pa i mbushur 17 pranvera të bukura ti more një copë të zemres tonë e na le ne boshllëk dhe ike.

Të rënda janë ditët kur mungon prania jote. Vitet kalojnë e malli per ty sa vjen e shtohet, 4 vite mall.

Zemra ime ka mbetur e thyer që nga dita që duhej te shkoje dhe kujtimet që i çmoj shtrenjtë janë në lotët qe akoma rrjedhin.

Prezenca jote ështe kudo, kujtimi yt është i gjallë. Ti je në mendimet e mia çdo ditë dhe kështu do të jetë gjithmonë deri ne diten kur Zoti do na bashkoj përsëri.

Pusho i qetë o ylli më i bukur i Parajses!/ Mediafokus