Gjyshi plagos me çifte mbesën e tij 25 vjeçe

Një i moshuar ka plagosur me çifte mbesën e tij 25 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Patos  (Fier).

Vajza është dërguar për ndihmë në spitalin e Fierit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave nga të afërm të Abaz Malaj, 82-vjeçari dispononte një çifte me leje. Në kohën që ka ndodhur ngjarja, ishte më mbesën e tij në shtëpi, duke pastruar çiften.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.