Gjyshi Sabriu e ndjen shumë mungesën e engjullit të tij Rinorit

Gjyshi Sabri Bunjaku nga Gjilani ka përkujtuar sot me ndjeshmëri nipin Rinorin, i cili u largua nga kjo botë para tri vitesh, në moshë të re, duke lënë të thyera zemrat e familjes.

‘Rinor, ti drita e babushit, meritoje shumë më shumë, por është e ditur se zoti merr afër vetes njerëzit që i do më shumë, andaj sot duke shikuar fytyren tënde engjëllore në fotografi të kujtojmë me lot në sy e me shumë mall.

Sot, më 25 prill u bënë plot 3 vite që nuk të kam pranë.

Pusho i qetë në parajsë, zemra e babushit dhe nanës!’

Në shenjë nderimi për Rinorin, gjyshi i tij ndërtoi ka ndërtuar një urë në bjeshkët e Prevallës./Mediafokus.info