“Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty…” – postimi prekës i bashkëshortes së Driton Morinës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga dhëndri i tyre.

Dyshohet se dhëndri, Astrit Isufi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Driton dhe Naim Morina, duke ua marrë jetën atyre në vendngjarje.

Tragjedia ka lënë të shokuar familjarët, të afërmit dhe gjithë qytetarët.

Në rrjete sociale, bashkëshortja e Driton Morinës, Arjeta Morina, ka ndarë një mesazh që ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Ajo ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të ndjerë, të cilin e ka shoqëruar me fjalët: “Gjysma e zemrës tem shkoi bashkë me ty sot. O jeta jem bre.”