Globi M.I. storie e suksesit, do ta ndërtojë edhe bulevardin e Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me udhëheqësin e Zyrës së Prokurimit, Urim Thaqi, ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e bulevardit me grupin e operatorëve ekonomik Globi – M.I. SH.P.K. – ARBOR GROUP, përfaqësuar nga Imran Haziri – përfaqësues i autorizuar.

Projekti për ndërtimin e bulevardit është projekt dy vjeçar dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

I pari i Komunës, pas nënshkrimit të kontratës, ka thënë se ky projekt do t’i rikthej gjallërinë Kamenicës.

“Me fillimin e implementimit të këtij projekti po rikthejmë gjallërinë në Kamenicë, duke krijuar hapësira të këndshme për qytetarët tanë”, tha ai.

Kastrati, po ashtu, premtoi se do të angazhohet maksimalisht për përmbushjen e zotimeve.

Përndryshe, kompania Globi M.I. me sukses ka realizuar një mori projektesh infrastrukturore në Gjilan, gjatë viteve të fundit, duke u vlerësuar si storie e suksesit.

Ndër projektet që e implemetuar me kualitet të lartë, është edhe Çarshia e Gjilanit. /MediaFokus/