Godet Lutfi Haziri: Me nis me fol unë, problem e kanë me dal me ec në Gjilan
Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kandidat edhe për një mandat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i ashpër ndaj rivalëve.
Në emisionin Pressing të T7, Haziri i ka dërguar selam zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili akuzoi atë për marrëveshje me listën serbe.
“Thirrjen për një baltosje etnike që e dëgjova prej një analisti ideologjik dhe prej një zëvendëskryeministri ideologjik, mu po më ruan edhe më tutje që të jem i rezervuar sepse nëse duhet me vjellë në tavolinë e me fol për ta, me emër e mbiemër, me tregu për të kaluarën e tyre, me tregu se pinjollë të kujt janë ata që po i mbështesin, atëherë problem e kanë me dal me ec në Gjilan”, ka thënë Haziri.

