Godet Lutfi Haziri: Unë i kam mposht shefat e kundërkandidatëve

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës, ka folur për herë të parë për kundërkandidatët e tij në zgjedhjet lokale, raporton Mediafokus.info.

Ai ka thënë se i respekton kundërkandidatët, por ka thënë se ai i ka mposhtur shefat e tyre.

“Unë i respektoj kundërkandidatët. Shefat e tyre unë i kam mposhtë në zgjedhje, e tash ata rrinë nëpër zyre të errta”, ka thënë Haziri, duke iu referuar Ismajl Kurteshit, të cilin e kishte mposhtur në vitin 2013, ndërkohë që tash është bartës i listës zgjedhore të Vetëvendosjes.

Ndryshe, në garë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e 17 tetorit janë: Lutfi Haziri (LDK), Alban Hyseni (LVV), Leonora Morina Bunjaku (PDK), Nazim Gagica (AAK) dhe dy kandidatë të pavarur, Gani Neziri e Lulzim Bexheti./mediafokus.info/