Goditet nga vetura derisa po rregullonte një ngarkesë në kamion, nuk mbijeton
Në momentin kritik, viktima kishte zbritur nga kamioni8 për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Novolan, Vushtrri 08.09.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

