Goditet për vdekje një këmbësor në Han të Elezit

Një këmbësor ka vdekur në QKMF në Han të Elezit, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Hani Elezit, 29.11.2021 – 17:40. I dyshuari mashkull kosovar me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimë mashkull kosovar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, këmbësori ka vdekur në emergjencën e QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Për arsye shëndetësore pas një kohe vozitësi është dërguar në QKMF Hani Elezit dhe më pas në QKUK. Rasti është duke u hetuar. (foto arkiv)