Goditet për vdekje një këmbësor në Lezhë

Një automjet ka përplasur një këmbësor në Lezhë, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të Lezhës.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Sakaq, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal. /abcnews.al