Gold Ag thotë se nuk ka publikuar foto të djalit të tij për ta ruajtur nga mësyshi (VIDEO) 20 mins më parë
Reperi i njohur kosovar Arian Agushi, i njohur në publik me nofkën Gold Ag, ka folur edhe për djalin e tij, Guerilin.
Ai tha se deri tani nuk ka publikuar fotografi të të birit, pasi është munduar ta ruajë nga mësyshi.
“Në fillim kam dashtë me e rujtë për shkak të mësyshit, nuk është që e kam rujtë prej shokëve dhe familjes, po përderisa del nëpër rrjete sociale, e kam ditë që shpërndahet shumë nëpër portale të ndryshme, qysh po shpërndahet tash. Kështu që u kanë shumë i vogël, edhe tash osht i vogël, por e ka marrë vetën”, ka thënë Gold Ag për radio Klan Kosova FM.
Kujtojmë se Gold Ag është martuar me Ermirën vitin e kaluar.

