Golg AG bëhet baba, ja çfarë emri interesant i vë djalit
Reperi i njohur nga Presheva Gold AG sapo ka njoftuar se është bërë baba, shkruan Mediafokus.info.
Goldi ka falënderuar Zotin për dhuratën, ndërkohë që i ka vënë një emër interesant që korrespondon me 28 nëntorin – Gueril.
Ja njoftimi i plotë:
Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.
Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë. Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.
28 Nëntor 2020

