Goli spektakolar jashtë zonës, Granit Xhaka dhuron “show” (VIDEO)
Mesfushorit Granit Xhaka i janë dashur vetëm 12 minuta për të ngritur siparin e Bundesligës gjermane.
Një gol spektakolar nga ana e mesfushorit, që me të majtën nga një distancë e konsiderueshme nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh.
Shqiptari ka zgjedhur të mos festojë, për shkak se në të kaluarën ka qenë pjesë e Mynshengladbah.

