Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu solli shembuj konkretë nga vendet perëndimore dhe Lindja e Mesme.

“Gjermania ka për ta rikthyer. Është popull 80 milionë ai, duhet të ketë ushtri. Me vullnetarë nuk bëhet kjo punë. Shërbimi ushtarak është edukim.”

Ish-presidenti përmendi edhe Izraelin si një model që duhet të merret parasysh:

“Shihni Izraelin, është vetëm 8 milionë, por 100 milionë arabë i vë përpara ai. Ai banon në Amerikë, por është izraelit, vjen dhe bën shërbimin ushtarak, vajza ose djali.”

Sipas Moisiut, shërbimi ushtarak lidhet ngushtë edhe me rënien e ndjenjës së atdhedashurisë në Shqipëri: “Kjo ka të bëjë edhe me patriotizmin, por këtu te ne patriotizmi ka rënë. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti, kemi ne këtë fjalën tonë popullore.” (A2 Televizion)