Grabitësit e bënë për spital 89-vjeçarin për 5 mijë lekë

Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë autorët e dyshuar të grabitjes në shtëpinë e 89-vjeçarit Çaush Shehaj në Klos të Mallakastrës.

Abc mëson se dy autorët e dyshuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur vetëm 5000 lekë.

I moshuari pas ngjarjes, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, sipas njoftimit të policisë.

Në gjendje të lirë është proceduar një i mitur, 16-vjeçari F.Ç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.

Njoftohet se i moshuari ka ndërruar jetë në spital./Abcnews.al/