Grabitësit e lënë në këmbë postën e shpejtë

Tre persona të maskauar kanë ndaluar një punëtor të postës së shpejtë dhe i kanë marrë veturën. Rasti po hetohet si grabitje, njofton policia.

Suhogërllë, Istog, 26.03.20216:00. Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se derisa ishte duke e dërguar një porosi, është ndaluar nga tre të dyshuar të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur veturën me targa lokale, dy telefona, disa para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Vetura me pas është gjetur e braktisur në një fshat tjetër. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.