Grabitet në një fshat të Prizrenit ‘posta e shpejtë’

“Posta e shpejtë” është grabitur nën kërcënimin e armës në një fshat të komunës së Prizrenit. Rasti është cilësuar ‘grabitje e armatosur’, njofton policia e Kosovës.

Fsh. Piranë, Prizren 17.12.2020-12:10. Viktima mashkull kosovar punëtor i postës së shpejtë ka raportuar se derisa kishte qenë duke qëndruar i ndalur me veturë në mes të fshatrave Piranë dhe Randobravë dy persona të panjohur nën kërcënim të armës ia kishin grabitë dy telefona celularë në vlerë rreth 900 euro dhe më pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.