Grabitet posta e shpejtë në Ballaban
Persona të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur veturën, dy telefona dhe disa para një punëtori të postës sê shpejtë në Ballaban të Prishtinës.
Njoftimi i policisë:
Fshati Ballaban, Prishtinë 14.05.2022 – 15:30. Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. (foto ilustrim).

