Grabitet roja e një depoje ndërtimore në Ferizaj

Një depo e materialit ndërtimor në Ferizaj ka qenë cak i një grabitje të armatosur nga persona të panjohur, ku ka pësuar roja. 

Ferizaj 14.12.2020-00:50. Viktima mashkull kosovar roje në një depo të materialit ndërtimor ka pësuar lëndime se ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës nga katër persona të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe të ftohta. Të dyshuarit viktimës ia kishin grabitur kuletën dhe një telefon celular. Të dyshuarit kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash shuma e të cilave nuk dihet, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.