Grabitje e armatosur në termocentralin “Kosova A”, policia jep detaje
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në termocentralin “Kosova A”,.
Lajmi për Periskopin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës.
Ai tha se dyshohet që persona të armatosur të cilët kanë vjedhur kabllo.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”.
Detaje shtesë lidhur me rastin ende nuk ka.

