Një rast më i fundit i tillë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Prishtinë, ku një punëtore në një market është kanosur nga dy persona.

Rasti është denoncuar nga punëtorja e marketit, e cila kërkoi ndihmën e Policisë pasi u përballë me dy hajdutë.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit nën kërcënimin e mjetit të mprehtë (thikë) kanë marrë nga arka e marketit një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me t’u raportuar rasti, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e hajnit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.