Grabitje në një shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja
Një person është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën grabitje.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur.

