Granit Xhaka i 16-ti në renditjen e Topit të Artë

Mesfushori shqiptar e ka mbyllur si vend i 16-të renditjen në Topin e Artë.

Pas një viti të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin ku si të pamposhtur fituan Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë, Xhaka ka hyrë në top 20 lojtarët më të mirë në botë.

Në renditjet e France Football, Xhaka ka zënë pozitën e 16-të para plot yjeve si Fede Valverde, Martin Odegaard e Hakan Calhanoglu.

Renditja nga top 16 në top 25:

16.Granit Xhaka

17.Fede Valverde

18.Emiliano Martinez

19.Martin Odegaard

20.Hakan Calhanoglu

21.Bukayo Saka

22.Antonio Rudiger

23.Ruben Dias

24.Willian Saliba