Gratë apo burrat jetojnë më gjatë në Gjilan

Dy persona në ditë vdesin mesatarisht në komunën e Gjilanit, që zyrtarisht ka rreth 100 mijë banorë, pa mërgimtarët, që llogaritet të jenë prej 40-50 mijë. Statistikat i referohen gjendjes para pandemisë. 

Dihet se Gjilani ka një nga diasporat më të mëdha në Kosovë, raporton mediafokus.info.

Sipas një evidence të Këshillit të Bashkësisë Islame, brenda një periudhe prej 30 muajve (korrik 2012- dhjetor 2014) kanë vdekur 1502 persona.

Numri më i madh i tyre – 848 persona, janë varrosur në qytet, ndërsa të tjerët, në fshatra.

Sa i përket vendit të vdekjes, 59 për qind kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa 41 për qind në shtëpi.

Në aksidente trafiku kanë vdekur 4 për qind prej numrit të përgjithshëm, ndërsa të tjerët – 96 për qind kanë pasur vdekje të natyrshme.

Pesë prej tyre kanë qenë të moshës mbi 100-vjeçe, 4 gra dhe një burrë, kurse 54 të tjerë kanë jetuar deri në moshën 100-vjeçe, 35 prej tyre gra.

Të dhënat tregojnë se femrat jetojnë më gjatë se meshkujt në komunën e Gjilanit./MediaFokus/