Grenell: Dihet se situata është e keqe për Kurtin kur e humbet mbështetjen gjermane në vendin e tij
Lidhur me reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për çështjen e dinarit dhe operacionet policore për mbylljen e zyrave të Serbisë në Kosovë, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë situata për Kurtin është e keqe kur Kurti humbet mbështetjen e zyrtarëve gjermanë.
”E dini është keq për Albin Kurtin kur i humb përfaqësuesit gjermanë në vendin e tij” ka shkruar Grenell.

