Grenell thotë se aksioni në veri ishte manipulim parazgjedhor, kërkon reagimin e Biden

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri që rrodhën si rezultat i aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

Grenell ka thënë se veprimet e sotme në veri janë thyerje e marrëveshjes së Brukselit, derisa akuzon disa politikanë në Prishtinë se kanë ndërmarrë veprime të tilla në prag të zgjedhjeve lokale.

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është një shkelje e saj.

Manipulimet politike nga disa në Prishtinë përpara zgjedhjeve të së dielës duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur.

Joe Biden nuk duhet të qëndrojë i heshtur në këtë situatë”, shkruan Grenell.