Greqia shkundet nga tërmeti dhe uraganet

Greqia nuk po përballet këto ditë vetëm me kërcënimin turk, shkaku i kërkimeve në det, por edhe me tërmetin, i cili e ka shkundur fort orëve të fundit dhe ciklonin që ka pasur.

Një tërmet i fortë ka lëkundur Kretën pak orë më parë. Epiqendra raportohet 9 kilometra në jugperëndim të Arvit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një fuqi prej 5.5 ballë të shkallës Rihter.

Dridhja ishte e dukshme dhe tronditëse pothuajse në të gjithë Kretën.

Kujtojmë se Greqia po kalon ditë të vështira për shkak të stuhisë që ka përfshirë një pjesë të vendit.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojne te zhdukur si pasojë e ciklonit te frikshem që ka përfshirë Greqinë.

Mediat greke shkruajne sot se viktima e pare e motit te terbuar ka mbetur nje grua, e cila nuk i shpetoi dot vershimit te ujit.

Gruaja e moshuar humbi jeten ne zonën e Farsalas afër Larisas, kurse dy personat e tjere janë shpallur të zhdukur në zonën e  Kardicas.

Situata duket apokaliptike, me shira te rembyeshem dhe permbytje, pasur me shembje dhe nderprerje te energjise ne shume zona.