Gresa Behluli tregon për gjendjen e babit të saj pasi u godit nga një veturë
Gresa Behluli, vajza e këngëtares Shkurte Fejza, ka treguar për gjendjen shëndetësorë të babait të saj, i cili sot është goditur nga një veturë.
Në një prononcim për “Telegrafin”, ajo ka thënë se gjendje e babait të saj është stabile.
“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ajo.
Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, sot është goditur nga një veturë.
Në fotot e siguruara nga “IndeksOnline”, Behluli shihet i shtrirë në tokë, derisa këngëtarja shihet afër tij.

