Greta Kryeziu – në gjendje të rëndë shëndetësore, Komuna kërkon ndihmë për shërimin e saj
E reja Greta Kryeziu nga Kemanica ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ajo po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup.
Komuna e Kamenicës, ku ajo punon si Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton se Greta është në rrezik për jetë.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, Greta ka nevojë për transplant të mëlçisë.
Trajtimi është i urgjent dhe mund të bëhet vetëm jashtë vendit. Për këtë nevojiten mjete financiare rreth 100 mijë euro.
Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen dhe institucionin ku ajo punon, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor.
Të dhënat për donacion:
Beneficiary name: Fahrije Kryeziu
Account No.: XK051702003012234187
Bank name: NLB Banka sh.a.
Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë
Swift Code: NLPRXKPR
Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë
