Grev vazhdon, s’ka transport publik as sot për qytetarët e kryeqytetit
Nuk ka asnjë ndryshim në gjendjen e transportit publik në Prishtinë as për ditën e sotme, e hënë 1 dhjetor.
Reagimet e qytetarëve vazhdojnë, mirëpo pakënaqësitë e kompanive duken të jenë më të mëdha.
Mospërmbushja e kushteve të tyre po krijon vështirësi të qytetarët në aktivitetet e përditshme dhe punën e tyre.
Duke qenë se shumica e kanë përdorur këtë formë transporti si më e lehtë, qasshme dhe jo shumë e kushtueshme.
Mungesa e transportit ka krijuar vështirësi për qytetarët, të cilët kërkojnë një zgjidhje të shpejtë. Greva, e nisur që nga e hëna, ka pezulluar të gjitha linjat e transportit urban.
Komuna e Prishtinës është e detyruar të shlyejë një borxh prej 3.2 milionë euro ndaj Trafikut Urban, ndërsa operatorët kanë borxhe prej 1.6 milionë euro për derivate.

